Ndërpritet seanca konstituive pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas dështimit për të miratuar Raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi pezullimin e saj, duke theksuar se nuk janë përmbushur kushtet për të vazhduar më tej me betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Vetëm 52 deputetë votuan pro raportit, ndërsa 54 ishin kundër dhe 11 abstenuan, çka e bëri të pamundur miratimin e pikës së parë të rendit të ditës. Ky është një precedent i paprecedentë në historinë e Kuvendit, duke shkaktuar bllokim institucional që në hapin e parë të konstituimit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …