Ndërroi jetë luftëtari i dy luftërave çlirimtare Muharrem Krutaj

Ndërroi jetë luftëtari i dy luftërave çlirimtare Muharrem Krutaj

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur luftëtari i dy luftërave çlirimtare, Muharrem Krutaj në Kumanovë i cili gjatë luftës çlirimtare në Kosovë njihej me pseudonimin “Rambo”. Luftëtari i lirisë, Muharrem Krutaj ka qenë ushtarë i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ai ka qenë tejet kritik ndaj zhvillimeve politike në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe për pozitën e vështirë të popullit shqiptar në këtë vend. Për shkak të qëndrimit të tij parimor për çështjen kombëtare dhe kritika të vazhdueshme ndaj klasës politike si dhe për injorimin e ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së në Maqedoni, luftëtari i dy luftërave çlirimtare, Muharrem Krutaj ishte lënë në harresë nga institucionet e shtetit, i papunë dhe në gjendje të rëndë financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …