Ndërroi jetë, Sali Shijaku, piktori ndër më të mëdhenjtë të artit shqiptar

Ndërroi jetë, Sali Shijaku, piktori ndër më të mëdhenjtë të artit shqiptar

Ka ndërruar jetë, mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Prej disa ditësh, Shijaku ishte i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Piktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Sali Shijaku lindi më 12 Mars 1933, në Tiranë.​ ​

Ka përfunduar studimet në liceun artistik Jordan Misja në vitin 1952, pastaj ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve “Rjepin”, në Leningrad, sot Shën Petërburg, deri në vitin 1961. Me prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Sovjetik (Rusisë) dhe Shqipërisë, Sali Shijaku kthehet në Tiranë dhe në vitin 1962 diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në vitin 1979 nderohet me titullin “Piktor i Popullit”. Që nga diplomimi i tij e deri në ditët e sotme është njëri nga artistët që ka ekspozuar dhe ekspozon vazhdimisht, në ekspozita kombëtare si brenda dhe jashtë vendit. Shijaku është nga artistët më të njohur të arteve figurative në Shqipëri. Në atelienë e tij janë përgatitur dhjetëra breza artistësh të cilët kontribuojnë sot në skenën e artit shqiptar.

Pikturat dhe tablotë e Sali Shijakut pasqyrojnë më së miri jetën shqiptare, koloritin e nën-qiellit tonë, kompozicione me përmbajtje të shëndoshë kombëtare, fragmente monumentale të së kaluarës dhe së tanishmes. Edhe pse, Sali Shijaku  u nda fizikisht nga jeta, krijimtaria e tij artistike do të jetojë ndër vite e mote, sepse ka prekur majat e artit në përgjithësi dhe artit shqiptar në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …