Ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në Prishtinë nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2020

Ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në Prishtinë nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2020

Ndërtimi i spitalit kirurgjik-pediatrik në Prishtinë nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2020, andaj deri atëherë të gjithë fëmijët që kanë probleme në zemër do të referohen për shërim jashtë vendit. Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2015 kishin ndarë 22 milionë euro për ndërtimin e klinikës kirurgjike-pediatrike në Prishtinë, por që nga atëherë ka pasur ngecje në këtë drejtim. Si pasojë e kësaj të gjithë fëmijët me probleme në zemër po vazhdojnë të referohen për shërim jashtë vendit. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka treguar se të gjitha rastet e fëmijëve që kanë probleme në zemër referohen jashtë vendit. Sipas tij, ata nuk mund të intervenojnë as në rastet që janë shumë urgjente, andaj ashtu edhe i referojnë për shërim jashtë Kosovës. “Të gjithë ata që kanë nevojë për intervenime kirurgjike trajtohen jashtë Kosovës dhe asnjë rast nuk trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë. Ne kemi edhe raste urgjente që duhet të trajtohen me urgjencë jashtë Kosovës, në vendet ku janë qendrat e avancuara kirurgjike”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …