Ndërtohet muri mbrojtës dhe zgjerohet trotuari afër Qendrës Rinore SHL-Kosova në qytetin e Rahovecit

Ka përfunduar ndërtimi i murit mbrojtës dhe zgjerimi i trotuarit afër Qendrës Rinore SHL-Kosova në qytetin e Rahovecit. Përfundimin e këtij projekti të bashkëfinancuar në mes të komunës së Rahovecit dhe SHL-Kosova e ka parë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit. Kryetari Latifi ka thënë se vizitova Qendrën Rinore në Rahovecit, aty ku është ndërtuar një muri mbrojtës dhe është zgjeruar trotuarin. “Ky projekt, që e kemi bërë është në bashkëfinancim me SHL-në, përmirëson infrastrukturën, sigurinë dhe qasjen më të mirë për të rinjtë e komunës”, ka deklaruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …