Ndërtohet Obelisku për familjen Berisha në Suharekë

Ka filluar të ndërtohet Obelisku për familjarët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët humbën jetën nga lufta e fundit në Kosovë. Prezent në vënien e gurthemelit kanë qenë: Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, familjarë dhe qytetarë nga Komuna e Suharekës. Kryetari Muharremaj ka thënë se: “këto punime do të kryhen sipas dinamikës së kërkuar dhe kjo shënon vendin ku ne do ta kujtojmë të kaluarën ku sakrifica e familjes Berisha ka treguar përkushtimin për lirinë e vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …