Ndërtohet rrugë e re në fshatin Cvetovë të Komunës së Studeniçanit

Në fshatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit të premten filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së re për në këtë fshat, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) z.Menduh Thaçi, deputeti i zonës z.Bekim Fazliu, keshilltari i PDSH-së në qytetin e SHkupit z.Idriz Orana, kryetari i degës së PDSH-së në Karshiakë z.Sedat Rushidi etj. Projektin për ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge në gjatësi 3.5 kilometra e ka fituar komuna e Studeniçanit nga agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural (IPA FONDE). Për ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge janë ndarrë rreth 15 milion e gjysëm denarë mjete këto që komuna e Studeniçanit ka arritur të fitoj në programin 321-Përimirësimi I kualitetit të jetesës në viset rurale, në bazë të programit për përkrahje financiare të zhvillimit rural për vitin 2015, njofton Komuna e Studeniçanit.

“Me realizimin e këtyre projekteve ne vazhdojmë të përmbushim premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve se se rrugët kryesore të gjitha do të ndërtohen të reja , prandaj sot është një ditë e veçantë për banorët e fshatit Cvetovë pasiqë filluan edhe punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge”, deklaroi Azem Sadiki kryetarë i komunës së Studeniçanit. Në ndërkohë imami i fshatit Sulejman Bektesh deklaroi se sot fillojmë ndërtimin e rrugës lokale këtu në fshatin Cvetovë. “Dua të shprëh një falënderim të madh për të gjithë ata që kanë kontribojnë,dhe ndihmojnë në ndërtimin e kësaj rruge, duke filluar nga kryetari i komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki dhe të gjitha ata që kanë marrë pjese dhe ndihmojnë në realizimin e kësaj rruge, rrugë kjo e cila për qytetarët e fshatit Cvetovë, paraqet një kthesë të madhë, që mundëson zhvillimin e mëtejmë të fshatit, dhe e bën më të lehtë jetën e qytetarëve në këtë fshat, shpresojmë që në emër të Zotit kështu projektesh të realizohen edhe në të ardhmen në vendin tonë dhe vende të tjera” tha imami i fshatit Sulejman Bekteshi.

Ndryshe punimet në këtë rrugë pritet të përfundojnë gjatë muajve të verës, kur edhe solemnisht do të kemi rastin që ta përurojmë, për ne si komunë është një kënaqësi e madhe sepse ne si komunë vazhdojmë të të realizojmë punë që dukshëm ndikojnë në përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë ku deri më tani kemi arritur që rreth 80% të premtimeve tona, programit edhe ta realizojmë theksuan nga komuna e Studeniçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …