Ndeshja Rumani-Kosovë është ndërprerë përfundimisht pas fyerjeve drejtuar, nga tifozët rumunë

Ndeshja Rumani-Kosovë është ndërprerë përfundimisht pas fyerjeve drejtuar dardanëve në minutat shtesë nga tifozët rumunë ndërsa rezultati ishte 0:0 dhe vendimi final do të merret nga UEFA gjatë ditëve në vijim. Futbollistët e kombëtares së Kosovës braktisën “Arena Kombëtare” në Bukuresht pas brohoritjeve ofenduese e raciste të tifozëve vendës drejtuar dardanëve, madje situata u acarua pas një debati midis Denis Alibec dhe Amir Rrahmani. Episodi përfundoi me futbollistët e Kosovës duke ecur jashtë fushës në minutën e katërt të kohës shtesë dhe ata nuk pranuan të kthehen. Pas ndërprerjes që zgjati më shumë se një orë, në fushë u rikthyen vetëm futbollistët rumunë dhe gjyqtari danez Morten Krogh përfundimisht ndërpreu takimin, pasi dardanët refuzuan të kthehen për shkak të fyerjeve raciste.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Sa 588 rroga të veteranëve, i’u dhanë grant vëllait e Fitore Pacollit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të fundit në …