Ndërmarrja Publike Lokale “Higjiena” në Deçan ka larguar tri deponi ilegale me mbeturina në “Rrugën e UÇK-së” dhe te varrezat e qytetit.
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se, bashkë jemi të përkushtuar që të mbajmë një ambient sa më të pastër, mirëpo për këtë duhet edhe kontributi i qytetarëve, të cilët duhet të kenë kujdes dhe nuk duhet të hedhin mbeturinat pa vend, pasi që kjo ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës së qytetarëve deçanas.