Ndër shkrimet e shumta lidhur me situatën në Ballkan hetohet një shkrim i publikuar nga “Russia Todey”. Autori Marcus Papadopulos shkruan se plani amerikan për Maqedoninë është që të mbajë Serbinë poshtë dhe Rusinë jashtë rajonit. Pavarësisht se në Amerika ka një administratë të re, ka pak shanse që kryetari Donald Trump të ndryshojë politikën e Uashingtonit në Ballkan dhe të braktisë shqiptarët atje. Në fakt, Trump ka demonstruar mbështetjen e tij të plotë për Kosovën në muajin shkurt. Aleanca shqiptaro-amerikane është vdekjeprurëse për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni historikisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, për amerikanët dhe shqiptarët, kjo është një situatë e favorshme. Me ndihmën e shqiptarëve, Amerika mbetet fuqia udhëheqëse në Ballkan. Dhe me ndihmën e amerikanëve, qëllimi shqiptar i realizimit të Shqipërisë së Madhe shkon një hap përpara, shkruan Papadopulos, në “Russia Todey”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …