Ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit, Todd Robinson, po vazhdon vizitën në Kosovë. Ai sot bisedoi me kryetaren Vjosa Osmani, në Kabinetin e saj. Ndërkohë, do të takohet dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, Sistemit Prokurorial dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Diplomati amerikan dje ka takuar zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe ambasadorin, Jeffrey Hovenier. Diplomat, Robinson ka thënë se partneriteti dhe mbështetja e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë. Ende nuk dihet zyrtarisht se a do të ketë takim zyrtar të diplomatit amerika Robinson me kryeminitrin, Albin Kurti apo me ndonjë zyrtar të Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …