Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, sot do të vijë në Kosovë, ndërsa kryeministri tha se duhet pritur deri në atë moment që të dihet se çfarë do të mund të presim prej tij. Albin Kurti u pyet nga gazetarët për vizitën e Kasanof dhe se a mund të presë prej diplomatit amerikan konfirmim shtesë sa i përket dialogut që pritet të zhvillohet këtë vjeshtë”. Kurti th se do ta mirëpresim zyrtarin e lartë amerikan, këtu në Prishtinë. Do të zhvillojmë takim me të. Dhe, ju e dini se ashtu si me Gabriel Escobarin dhe tash me Alexander Kasanofin besoj që do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Ndihmës Sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dje ka qëndruar në Beograd, ku ka biseduar për situatën në rajon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …