Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të vizitojë Tiranën më 30 qershor, pas vizitës në Milano në 20-22 qershor. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë. Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin. Në Ohër ai do të takohet me kryeministrin Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …