leoni

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge është duke qëndruar për  një vizitë zyrtare, në Kosovë

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.  Ai ka zhvilluar një takim me presidenten, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, përfshirë këtu edhe çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Zotri Boris në një postim të tij  ka shkruar se NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Kurse, sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, ai ka ritheksuar se vendimet duhet të merren në mënyrë të koordinuar. Në Urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut, duke  bërë thirrje që të mos ketë veprime të njëanshme që mund të krijojnë tensione.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …