Axhenda e zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit ka nisur me takimin me kryeministrin Edi Rama, që përfundoi pak çaste më parë. Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku mbajtur takimin me dy zyrtarët demokratë. Një ditë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim: Jorida Tabakun, Enklejed Alibeajn dhe Gazmend Bardhin. Sali Berisha nuk është i vetmi që refuzohet edhe kësaj radhe nga amerikanët. Pak metra me tutje zyrës së Kuvendit ndodhet një tjetër godinë e rëndësishme në hirearkinë e shtetit, ajo e Ilir Metës, kryetarit të ikje të Shqipërisë, i cili as kësaj radhe nuk është përfshirë në axhenden e takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë.
