Solidariteti me familjet në nevojë si gjatë gjithë pandemisë ashtu edhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, po dëshmohet çdo ditë nga donatorë vullnetmirë. Së fundmi, është organizata “Islamic Relief Kosova” që në bashkëveprim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt, shpërndan 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, që sadopak të ndihmohen në tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga pandemia dhe me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Shpërndarja e pakove ushqimore u bë nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale, të cilët kanë evidentuar rastet më në nevojë.