OJQ-ja “Jetimat e Ballkanit” kanë shpërndarë pako me ndihma ushqimore për 55 familje skamnore të cilat janë me kushte të vështira ekonomike në komunën e Suharekës. Përfituesit e ndihmave janë përcaktuar sipas listës së Qendrës sociale në Suharekë. Drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sale Bytyçi, ka falënderuar me këtë rast OJQ-në “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion, ndërsa Qendra Sociale ka ndihmuar me shpërndarje të ndihmave të cilat janë dhënë në prag të Festës së Kurban Bajramit.