Ekipit të Shërbimit të Zjarrfikësve të komunës së Skenderajt, që shpeshherë gjendet përballë rrezikut nga flaket dhe fatkeqësitë tjera të natyrës, në përpjekje për të shpëtuar jetë njerëzish dhe pasurinë e përgjithshme, i ka ndihmuar Komuna e Skenderajt me aq sa ka pas mundësi, në funksion të përmirësimit të kushteve, pajisje të punës dhe mjete të domosdoshme për veprimtarinë e tyre. Ndërkaq sot, nismës për t’u dal në ndihmë zjarrfikësve, pas kërkesës së kryetarit Jashari, i është bashkuar edhe firma “Ismet Commerce”, e cila ka dhuruar inventarë të brendshëm, shtretër dhe set tavoline me karrige për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Me këtë rast, kryetari Jashari ka falënderuar firmën në fjalë, dhe gjithë të tjerët që u kanë ndihmuar zjarrfikësve tanë!