Të nderuar, për të gjithë ju që keni vullnetin për iniciativa solidare që në këtë kohë Pandemie Globale t’iu dilni në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Junikut, luteni të i drejtoheni Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Junikut, pasi që ndarja e të gjitha ndihmave do të bëhet derë më derë apo duke u respektuar distanca sociale, në të kundërtën në rastet kur nuk respektohen masat mbrojtëse ndaj Virusit COVIDT-19 të dala nga IKSHPK dhe OBSH, organet e rendit do të detyrohen të ndalojnë iniciativa të tilla që rrezikon shëndetin kolektiv. Komuna e Junikut falënderon të gjithë humanistët që në këtë kohë Pandemie solidarizohen me qytetarët e Komunës së Junikut.