Udhëheqësja e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, thotë se në ndjekjen e krimeve të luftës pengesë serioze është mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë. Krimet e luftës vazhdojnë të peshojnë fortë në krahët e Kosovës dhe të Serbisë, që mbajnë pothuajse të paprekur dosjen e gjerë të krimeve të luftës, duke ua mundësuar kryerësve t’i shmangen drejtësisë. Më 2018-n Prokuroria e Kosovës ka trashëguar nga EULEX-i më shumë se 900 lëndë për krimet të luftës dhe rreth 2000 dosje për të zhdukurit, të klasifikuara gjithashtu si krime lufte që përbëjnë një barrë të rëndë për prokurorët vendorë, jo vetëm për vëllimin e tyre, por edhe për problemin e aspektit kohor të grumbullimit të provave. Hajdari thekson se Serbia e Kosova mund të përdorin shembullin e marrëveshjes së Kroacisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës me Serbinë sa i përket bashkëpunimit dhe ndjekjes së krimeve të luftës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …