Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, është shprehur pak e mërzitur sepse sot i ka vdekur babai por nuk mundur të mos marrë pjesë në mbledhjen e mbajtur me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Gjatë konferencës së përbashkët, Rozeta Hajdari ka njoftuar se është vendosur për shkarkimin e zv.kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, zyrtarit kryesor financiar dhe se është kthyer në pozitën e mëparshme, kryeshefit ekzekutiv i kësaj kompanie, e që është si drejtor për konsumatorë. Vendimet për shkarkimin e zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje janë marrë në mbledhjen e mbajtur të marten, nga anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina”. Kurti ka thënë se vendimet janë marrë në përputhje me ligjet për ndërmarrjet publike dhe me qëllim të ruajtjes së parasë publike.
