Ndonëse fundi i kësaj jave ishte paralajmëruar si mundësi e arritjes së koalicionit qeverisës, ende nuk janë takuar LV dhe LDK

Ndonëse fundi i kësaj jave ishte paralajmëruar si mundësi e arritjes së koalicionit qeverisës, ende nuk janë takuar LV e LDK

Fundi i kësaj jave ishte edhe koha e fundit për arritjen e koalicionit qeverisës mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit. Të paktën kështu kishte deklaruar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit të martën ka thënë se mbeten të përkushtuar që të punojnë për marrëveshje, e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. I pari i LDK-së madje kishte deklaruar se marrëveshja do të bëhet deri në fund të kësaj jave ose do të konstatohet se s’ka kushte. Megjithatë edhe deri në ditën e fundit të kësaj jave, të paktën zyrtarisht nuk është mbajtur asnjë takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Si duket deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje rreth një takimi të mundshëm sot. Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë me dije se ‘nuk kanë asnjë informacionin në këtë drejtim’. Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …