Ndryshimet e pakontrolluara të klimës do t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara qindra miliardë dollarë, do të dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e jetesës së amerikanëve. Alarmi vjen nga Agjencia Kombëtare për Klimën në SHBA, që shpreh shqetësimin se risqet e mëdha klimatike të së nesërmes, varen drejtpërdrejt nga vendimet që merren sot. Ndonëse nuk përmendet Donald Trump, raporti i agjencisë shtetërore amerikane në thelb është një kritikë e fortë për politikën e Presidentit lidhur me klimën. Në një postim të pak ditëve më parë gjatë ditëve të ngricës në SHBA, Trump ironizonte mbi ngrohjen globale. Por përgjigjia e shkencëtarëve ndaj shefit të tyre nuk vonoi. “Ngrohja globale është këtu në SHBA, është vdekjeprurëse dhe nëse nuk bëjmë ndryshime urgjente, do të jetë katastrofike”, shkruhet në raport. Donald Trump mbështet një tjetër linjë, atë të konsumit të industrisë, duke sfiduar shkencëtarët. Pak muaj më parë Presidenti akuzoi këta të fundit se kanë axhendë politike. Në vitin 2017, Trump u tërhoq nga marrëveshja botërore e Klimës, të cilën e konsideroi të padrejtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …