Ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri pritet të fillojnë në muajin maj. Zyrtar të lartë të Qeverisë janë cituar të kenë deklaruar se formimi i ushtrisë është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës dhe se është e përkushtuar që kjo të ndodhë sa më shpejt. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, ka shfaqur bindjen e tij se në muajin maj të këtij viti nisin ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës. Nga ana tjetër, zyrtar të lartë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë kanë deklaruar se FSK-ja është e gatshme për tranformim dhe po presin vendim politik për një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …