Edi Rama

Ndryshimet në Kodin Penal ndëshkojnë deri në 15 vjet burg ata që cenojnë sigurinë ushqimore në Shqipëri

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë ndëshkime deri në 15 vite burg për këdo që cenon sigurinë ushqimore në Shqipëri. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një tryezë për sigurinë ushqimore. Siguria Ushqimore, tha Kryeministri, “është një sfidë e madhe dhe e vështirë që do ta çojmë deri në fund, me çdo kusht e çmim”. “Ndryshime në Kodin Penal për të hequr lirinë e kujtdo që me lirinë abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve”, tha ai. Fillimisht kryeministri nënvizoi problematikat dhe boshllëqet që janë trashëguar nga sistemi aktual legjislativ, ku vdekja e provuar përbënte argumentin e vetëm për të ndëshkuar dikë. Kryeministri tha se nga tetori 2017- dhjetor 2018 ka 95 referime për sigurinë ushqimore pranë organeve të ndjekjes penale dhe jo vetëm që nuk është ndëshkuar askush, por akoma më keq asnjë referim nuk është kthyer në një proces penal dhe nuk ka shkuar në gjykatë”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …