Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së të premten në ora 11.00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të fillojnë nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar ditë më parë se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët. OVL e UÇK-së e pranon këtë gjykatë por kërkon që ajo të mos dënojë vetëm luftëtarët e UÇK-së, por edhe pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë serbe. Gucati beson se me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …