Në njoftimin e Gjykatës Speciale, në Hagë, bëhet e ditur se është vendosur të ndryshohet orari i seancave në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seancat do të zgjasin nga ora 09:00 deri në orën 16:30, në vend të orës 16:00 siç ishte planifikuar më parë. Ky vendim është marrë për periudhën deri në pushimin veror. Së bashku me këtë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj tyre për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë deklaruar të pafajshëm që në paraqitjet e tyre të para.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …