Ndryshon rezultati në komunën e Burimit, Haki Rugova prin para Gani Dreshajt

Ndryshon rezultati në komunën e Burimit, Haki Rugova prin para Gani Dreshajt

Rezultati i zgjedhjeve për kryetar të Burimit tashmë ka ndryshuar. Sipas anëtarit të KQZ-së nga LDK Sami Hamiti, kandidati nga kjo Haki Rugova po prin para Dreshajt për 75 vota. Mbrëmë nga rezultatet preliminare nga KQZ Dreshaj doli me 52 vota më shumë. Sot pritet që të bëhet numërimi i votave me kusht, persona me nevoja të veçanta dhe ato me postë. Me kusht janë gjithsej 415 vota,  68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë. Kandidati i LDK-së Haki Rugova, ka marrë 9 mijë 901 vota, ndërsa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj, 9 mijë 826 vota. Për shkak të dallimit të ngushtë në vota, numërimi i këtyre votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të Burimit.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …