leoni

Në fshatin Hoqë të Vogël të komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për rregullimin e parkut rekreativ

Në fshatin Hoqë të Vogël të komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për rregullimin e parkut rekreativ. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën Bjondina Kleqka dhe këshillin e fshatit Hoqë e Vogël, vizituan hapësirën në të cilën do të zhvillohen punimet e këtij parku. Këtu do të vendosen lojëra për fëmijë, ulëse, drunjtë dekorativ, gjelbërim, si dhe do të bëhet riparimi i fushës ekzistuese, së bashku me elemente përcjellëse, të cilat do të jenë në funksion të të rinjve dhe banorëve të këtij vendi. Projekti pritet të përfundojë shumë shpejtë!

May be an image of 1 person, standing, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …