Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari dhe gjenerali i UÇK-së, Jashar Salihu

         Sot në Deçan në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, gjenerali i UÇK-së, Jashar Salihu. Ai ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër dhe kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.  Në orën 11:00, në sallën e Komunës se Junikut, mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 15 vjetorit të vdekjes se Heroi të Kosovës, Jashar Salihu.

 

       Jashar Salihu lindi në fshatin Batushë më 10 shkurt 1953. Shkollimin fillor e kreu në fshatin Molliq, ndërsa atë të mesën në Gjakovë. Fakultetin e mbaroi në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, ku studioi gjuhën angleze. Vdiq me 16 dhjetor të vitit 2000, në spitalin kantonal të Araut të Zvicrës

        Ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi. ishte ndër anëtarët më aktiv të grupeve ilegale të asaj kohe që vepronte brenda organizatës ilegale të quajtur Komiteti për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu, veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla. Bashkë me vëllanë e tij Hajdarin, ishin dalluar për guximin e tyre politik që haptazi ju kundërviheshin qëndrimeve e veprimeve të udhëhequra nga ish-qendrat komuniste të organizuara përmes komiteteve komunale, që binin ndeshë me synimet dhe idealet e lëvizjes së mirëfilltë kombëtare për çlirim nga pushtimet sllave.

 

          Vite më vonë vëllezërit Salihu, punuan si profesor në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” gjimnazi në Deçan. Më 1 maj të vitit 1990, do ta drejtojë tubimin tek Verrat e Llukës, ku kishte më se 500 mijë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare, ku do të arriheshin 106 pajtime; 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Në fund të këtij viti e arrestojnë dhe e torturojnë tmerrësisht, barbarisht. Por, asgjë nuk përfundon me kaq; ndjekja e tij do të vazhdojë edhe më tutje, në çdo hap, gjer aty sa ta detyrojnë të marrë rrugën e mërgimit.

 

         Veprimtaria e tij politike, ka vazhduar në kuadër të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila themelojë edhe UÇK-në.

Me nismën e tij në vitin 1993, do të formohet Fondi “Vendlindja thërret”, fond i cili fillim e mbarimin ka qenë në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.

Ai ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërkaq që më vonë do të jetë përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …