Për vlerat e qytetarisë, duke çmuar po kështu edhe vlerat që përfaqëson si kontribut për Ferizajn, në ngritjen e fuqizimin e tij, në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka nda dekoratën “NDERI I QYTETIT”, për FAMILJEN BEKTESHI, për qytetarinë, përfaqësimin e dinjitetshëm dhe për kontribut të veçantë në ngritjen dhe emancipimin e Ferizajt,
Për HAMDI QERIMI, për kontribut të veçantë në ngritjen e fuqizimin e Ferizajt dhe përurimin e vlerave më të larta atdhetare, intelektuale e ekonomike, si dhe
Për ZENUN BEQA, për kontribut të veçantë në ngritjen e fuqizimin e Ferizajt dhe përurimin e vlerave më të larta atdhetare, intelektuale e ekonomike.