Në shënim të 17-vjetorit të rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së dhe 36 martirëve të fshatit Negroc, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, nënkryetari Arsim Haxhiu, zëvendësministri i MMPH-së, Ferat Shala dhe deputetja, Ganimete Musliu kanë bërë homazhe te kompleksi memorial “Pëllumbat e Lirisë”, në këtë fshat të Drenicës. Për t’i kujtuar dëshmorët dhe martirët e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe familjarë të tyre dhe qytetarët liridashës. Ata, me këtë rast bënë homazhe te të gjitha varrezat e të rënëve. Kryetari, i komunës së Drenasit Nexhat Demaku ka deklaruar se zona e njësitit: “Pëllumbi” e UÇK-së, që vepronte në këto anë qysh prej fillimit të luftës ishte e pathyeshme për forcat armike.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …