Në 18 vjetorin e rënies përkujtohen 11 dëshmorë dhe 15 martirë të rënë në Kotlinë

Në tetëmbëdhjetë vjetorin e rënies, në fshatin Kotlinë të komunës së Kaçanikut janë përkujtuar 14 dëshmorë dhe 15 martirë të këtij fshati. Në fjalën e rastit Besim Kuqi, evokoi kujtimet nga kjo ngjarje, e cila tronditi fshatin dhe mbarë qytetin e Kaçanikut. Ndërkohë në fjalimin e tij Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se në këtë betejë ranë dhjetëra dëshmorë për të rilindur qindra e mijëra luftëtarë të tjerë. “ Sot rifreskojmë kujtimet e një rezistencë titanike të popullit tonë. Ky popull ka ditur të sfidohet në kohërat më të errëta, e edhe tash do të sfidoj këtë kohë, ne mund të kemi kundërshtime politike, e kundër mendime, por gjithmonë busullë orientuese për të gjetur rrugën më të drejtë do të jenë përmendoret e dëshmorëve dhe martirëve, të cilat janë ideali ynë, lira të cilën sot e gëzojmë” tha mes tjerash Kryetari Ilazi duke porositur se asnjëherë nuk duhet harruar se mbi themelet e kështjellës sonë të quajtur atdhe qëndron sakrifica dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve.

Në manifestimin përkujtimor foli Hajrush Kurtaj ish zëvendëskomandant i Brigadës 162 “ Agim Bajrami” njëherësh Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili tha se në këtë ditë kujtohen dy data beteja e Ktolinës si dhe fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, ndërsa përmendi emrat e gjithë të rënëve në fshatin Kotlinë, kurse në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi për prezencën e tyre Besar Lika. Manifestimin e përshëndeti edhe Ministri i Ekonomisë në republikën e Maqedonisë Driton Kuqi.

Në nderim të të rënëve, u shfaq një program i pasur kulturo-artistik. Pranë lapidarit janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve. Në Kotlinë, në luftimet e 9 marsit të vitit1999, ranë dy dëshmorë si dhe u djeg një pjesë e shtëpive të fshatit, ndërsa më 24 mars të vitit 1999, në mënyrën më çnjerëzore u vranë 26 kotlinas, prej tyre 11 dëshmorë dhe 15 martirë ndërkaq më vonë karvanit të dëshmorëve nga ky fshat iu shtua edhe një dëshmor i cili ra në luftimet në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …