Në 18 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Feriz e Xhevdet Guri

Me një manifestim përkujtimor, janë përkujtuar dëshmorët Feriz Guri “Komandant Shpata” dhe Xhevdet Guri. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në fjalimin e tij tha se luftëtarët gjithmonë do të jenë të denjë, kurse dëshmorët do të jenë të përjetshëm. Kryetari Ilazi tha se në këtë manifestim, përkujtojmë luftën heroike dhe sakrificën e këtij populli, freskojmë kujtimet për dëshmorët dhe të rënët për lirinë që sot e gëzojmë. “Dëshmorët ishin ideatorët, projektuesit dhe vizionarët e së ardhmes sonë të ndritur. Liria kishte sakrificën e saj, ndërsa dëshmorët ishin ata që u përballën me një armik të pabarabartë në luftë, por që në fund ky përkushtim i tyre u kurorëzua me lirinë e shumëpritur” tha Kryetari Ilazi. Për veprimtarinë e Komandant Shpatës foli edhe Hajrush Kurtaj- Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës dega në Kaçanik, i cili tha se Ferizi ishte i gatshëm në secilën betejë ku thirrej për mbrojtje të atdheut, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga bashkudhëtari i tij i lirisë dëshmori Xhevdet Guri. Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi për pjesëmarrje vëllai i Komandant Shpatës Habib Guri. Është shfaqur edhe një program i shkurtër artistik, ndërsa më pas janë bërë homazhe te varrezave e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …