leoni

Në 18 vjetorin e rënies përkujtohet heroi Komandant Qamil Ilazi

Familjarë, miq, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë janë mbledhur në oborrin e shkollës fillore “Qamil Ilazi” për të përkujtuar heroin e kombit- Komandant “Bardhi”, në 18 vjetorin e rënies heroike. Fillimisht në fjalën e rastit në emër të Këshillit Organizues foli Jeton Berisha, i cili veprën e heroit Qamil Ilazi e cilësoi si një vepër sublime, ndërsa vet komandantin e cilësoi si një njëri me virtyte të larta njerëzore e atdhetare. Nga ana tjetër në emër të strukturave komunale foli Xhelal Gashi- Kryesues i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, njëherit bashkëluftëtar i komandantit. Gashi tha se për Komandant Bardhin gjithmonë do ta kemi të lehtë të flasim, sepse opusi i veprës së tij është shumë i gjerë dhe do të jetoj gjithmonë, ndërsa shtoi se këto evenimente përkujtimore do të jenë gjithmonë të nevojshme, por më jetike është që dëshmorët të përkujtohen përmes veprave tona të mira në zhvillim të vendit tonë. Për veprën madhore të Komandant Bardhit foli edhe bashkëluftëtari, veterani i UÇK-së Naim Topojani, ndërsa në emër të strukturave qendrore, foli Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reqica. Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje djali i heroit Qamil Ilazi, Besnik Ilazi. Në fund të këtij manifestimi u shfaq një program artistik nga nxënësit e shkollës “Qamil Ilazi” dhe nga këngëtari kaçanikas Milaim Mezini. Pas manifestimit u vendosën kurora lulesh tek busti i heroit, kurse më pas u bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve te UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …