Në 18 vjetorin e rënies përkujtohet Komandant Bardhi

Në 18 vjetorin e rënies u përkujtua, Qamil Ilazi, “Komandant Bardhi” dhe dëshmorët e 14 majit të vitit 1999

Në 18-vjetorin e rënies së komandant, Qamil Hafiz Ilazit , “komandant “Bardhi”, sot në Kaçanik të vjetër te shkolla që mban emrin e Heroit u përkujtua jeta dhe vepra e tij dhe dëshmorëve: Selim Shehu Esat Axhmi, Burhan Zeneli, Sakip Mulaku, Rizvan Bela, Xhevahir Bela e Ejup Dushkaja, të rënë me 14 maj të vitit 1999. Në emër të këshillit organizativ  arsimtari, Jeton Berisha tha se 18-vjetori i asaj dite të luftimeve të përgjakshme, ishte i rëndë për të gjithë. Me një fjalë rasti, bashkëluftëtari dhe kryesuesi i kuvendit  komunal të Kaqanikut, Xhelal Gashi porositi të pranishmit që të mos harrohet jeta dhe vepra e Qamil Ilazit. Ka ardhur koha që të përkujtohen dëshmoret edhe me vepra drejt realizmit të qëllimeve të luftës së  tyre. Veterani i UÇK-së, Naim Topolani, në mënyrë kronologjike foli për betejat ku kishte marrë pjesë komandant Bardhi me luftëtarët e tij trima  deri në ditën e rënies. Me këtë rast deputeti i kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, veçoi se, jo rastësisht komandantet ranë në beteja, sepse parimet e luftës sonë ishin, që në vija të para të luftës të ishin komandantët dhe pak ushtri në botë  bëjnë këtë. Ne përkujtojmë gjithmonë këta breza çlirimtarësh. Liria dhe pavarësia e këtij vendi është ardhur nga ta. Ideali i tyre duhet të jetë amanet për ne. Një falënderim për të pranishmit, në emër të familjes e tha Besnik Ilazi, djali  komandant Bardhit.  Në fund u dha një program kulturor artistik përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …