Komuna e Prizrenit me shoqatat e dala nga lufta organizon aktivitete përkujtimore në 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit

Në 20-vjetorin e “Epopesë së Vërrinit”do të zhvillohen një varg aktivitetesh tematike e përkujtimore, në Prizren

Në ditën e parë të aktiviteteve, në shënim të 20-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit” sot  në orën 10.00, mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në orën 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja, në Shadervan, ndërsa në orën 11.30 mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, “Xhemali Berisha”, në Prizren. Gjatë ditës kurora lulesh do të vendosen edhe te lapidari i dëshmorëve  në fshatrat Kushnin dhe në Lez, në orën 12.40. Në orën 13.15 mbahet gara e pehlivanëve në fshatin Lez. Edhe në dy ditët në vijim, më 2 dhe 3 shtator, do të vendosen kurora lulesh te lapidarët në Hoqën e Qytetit, Jeshkovë, Lybeqevë, Poslisht dhe Billushë, njofton Këshilli organizativ i OVL UÇK në Prizren. Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 më 5 shtator të vitit  1998, në luftë kundër forcave serbe  ranë 28 pjesëtarë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …