leoni

Në 20 vjetorin e rënies dëshmori i kombit Abdullah Tahiri dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Në 20 vjetorin e rënies dëshmori i kombit Abdullah Tahiri dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Nën përkujdesjen e kryetarit Thaçi është mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri i cili është dekoruar sot me Urdhrin “Hero i Kosovës.

Thaçi në fjalën e tij kujtoi figurën e Abdullah Tahirit në 20 vjetorin e rënies i cili u vra mizorisht nga forcat kriminale serbe në burgun e Dubravës. Përkundër faktit se ekzekutorët e kësaj masakre nuk u dënuan ne nuk do t’i harrojmë kurrë. Gjilani dha shume figura për çështjes kombëtare duke filluar nga mulla Idriz Gjilani, Agim Mala e Nuhi Berisha e të tjerë. Brezi 81-të tregoi se statusi politik ishte i pamjaftueshëm për Kosovën. Andaj edhe Abdullahu nuk pajtohej me Beogradin dhe LKJ-në. Ai bë frymëzues për shumë breza, Kosova tash është në prag të 20 vjetorit të çlirimit të saj, e cila ka shumë të arritura por edhe shume sfida na presin. Por synimet tona nuk mund ti ndalë askush, përfundoi ndër të tjera ai.

Djali i heroit Liridon Tahiri foli në emër të familjes, ai i falënderoi institucionet e Kosovës për këto organizime. Ai tha se shuma shpejt Kosova do të bëhet ashtu siç e deshën dëshmorët. Tani nuk kemi nevojë për rënie heroike por tani duhet të punojmë për të ndërtuar Kosovën ashtu siç e deshën dëshmorët. Urdhri që na ndatë na obligon për më shumë punë dhe angazhim tha ai.

Deputeti nga radhët e AAK – së, Ahmet Isufi tha se të flasësh për Abdullah Tahirin është vështirë sepse nuk përmbyllet me disa fjalë jeta dhe vepra e tij. Ai ishte i brumosura me ide përparimtare në familjen e tij. Ai u printe proceseve me 11 mars 1981 ai ishte ndër të parët që refuzoi ushqimin në mensë. Ai ishte i guximshëm në gjithë veprimtarinë e tij. Ishte i pari në ZOK që bëri mobilizimin e të rinjve qe t’i bashkoheshin UÇK,së. Ai bashkoi gjithë spektrin politik rreth UÇK-së.

Shaqir Shaqiri në emër të bashkëveprimtarëve dhe Shoqatave tw dala nga lufta, vlerësoi lartë figurën e heroit, nëpër të gjitha periudhat ku ishte i pranishëm në proceset e shtet ndërtimit të Kosovës. Ai me tërë kapacitetin intelektual dhe material ishte në shërbim të vendit dhe kryengritës. Burgosja dhe torturat nuk e nënshtruan dot Abdullahun,përkundrazi e kalitën atë. Në fund u shfaq një program kulturo-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …