Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Ilir Soba. Në përkujtim heroit, veprimtarit dhe muzikantit Soba sot organizohen aktivitete përkujtuese. Dialog me figurë historike ku do të marrin pjesë bashkëluftetarë, familjarë, artistë e muzikantë. Ky aktivitet zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ndërkaq nga ora 10:00 – 13:00 janë organizuar homazhe pranë heroit Ilir Soba.
