Në 20 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”

Në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe nderime, në ditën e dëshmorëve të kësaj brigade. Nderimet dhe homazhet, janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të kësaj brigade dhe në kuadër të manifestimit “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”, që këtë vit mbahet nën përkujdesjen e Kryeministrit të vendit. Homazhe në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, krahas zyrtarëve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale, si dhe familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike dhe qytetarë të shumtë. Manifestimi qendror, do të mbahet po në Kleçkë, në hapësirën e varrezave të dëshmorëve, në ora 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …