Gjatë muajit të fundit prej 6 korrik deri më 8 gusht 2020 kanë ndërruar jetë 10 veteranë të luftës së UÇK-së

Në 20-vjetorin e rënies, pëkujtohen 14 dëshmorët e UÇK-së të rënë heroikisht në betejën e Shishmanit

Sot në 20-vjetorin e rënies, kujtohen 14 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës. Shtimi i radhëve të UÇK-së në atë ditë të vështira solli nevojën për armatim shtesë me të cilin ky grup vendosi të kalonte kufirin dhe të furnizohej në Shqipëri. Pas hyrjes në Kosovë, pas një rruge të gjatë dhe të mundimshme, në Shishman hasin në një pritë që forcat serbe kishin zënë në kufi. Aty zhvillohet një luftë e ashpër. Grupi prej 43 luftëtarësh i bëjnë rezistencë të madhe forcave serbe. Dhe, pas një beteje të zhvilluar në kushte dhe rrethana jo të barabarta, në fushën e nderit ranë Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Sylaj, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Naim Lataj, Xhemajl Avdullahu, Bujar Shala, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli dhe Nuhi Elezaj. Në mesin e tyre pati edhe të plagosur. Familjarë e bashkëluftëtarë sot do të bëjnë homazhe në vendin e rënies si dhe në varrin e përbashkët të këtyre 14 dëshmorëve. Ndërsa nënë patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …