Familja e dëshmorit të kombit, Kasim Shala ka bërë të ditur se me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit: Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala sot në nderim, përkujtim e respekt të këtyre dëshmorëve do të mbahen homazhe në varrezat e fshatit Ruhot. Njofimin për mediet e ka bërë të ditur, Safete Shala motra e dëshmorit, Kasim Shala.
