Më 18 prill 2019, në 20-vjet0rin e rënies, me aktivitete tematike e përkujtimore, në Drenas dhe vend-rënien e tyre përkujtohen dëshmorët e Gradinës, maja e malit, mes Llapushnikut e Berishës. Atë ditë, në luftime ballë për ballë kundër forcave serbe, me vendosmëri të veçantë, për të mos lejuar që me asnjë çmim që forcat vrastare serbe të depërtonin në pikën më strategjike në luftës, kanë rënë heroikisht: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyçi, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi dhe janë plagosur dhjetëra luftëtarë të tjerë. Maja e Gradinës ishte mbrojtur deri në fund të luftës. Luftëtarët e lirisë nuk lejuan depërtimin e forcave serbe nga ajo anë, në Rrafshnaltë, ku ndodheshin institucionet e luftës së UÇK-së, Selia e Shtabit, e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Spitali Ushtarak, Radio-Kosova e Lirë, Agjencia Kosovapress dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur në grykat e maleve nga Kizhareka, Nekovci, Bainca, Shala, Krojmiri, Pretërshtica, Blinaja dhe fshatrat e tjera në perëndim prej Arllatit, Lladrovcit, Senikut, Bajës, Bellanicës, Bllacës, Ngucatit deri në Luzhnicë, etj.
