leoni

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i kombit, Besnik Restelica

Në 20 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori i kombit, Besnik Restelica

Në 20 vjetorin e  rënies së dëshmorit  të kombit, Besnik Restelica, nesër në orën 13.oo do të bëhen homazhe te varri i dëshmorit në Besianë, te xhamia e vjetër afër Motelit “Besiana”. 20 vite më parë  UDB-a serbe kishte arrestuar Besnik Restelicën, dhe nga torturat më çnjerëzore që ushtroi ndaj tij ia morën jetën pa mëshirshëm. Besniku ishte besnik ndaj shokëve, besnik ndaj idealeve të tij dhe shokëve  për Liri, dhe ashtu qëndroi deri në vdekje. Vrasja barbare e Besnikut në lokalet e Burgut të Prishtinës ishte shumë e dhembshme për Kosovën, shokët dhe për gjithë UÇK-në. Në  përkujtim të dëshmorit Besnik Restelica pritet të marrin pjesë bashkëluftëtar të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë tjerë liridashës nga Llapi e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …