Xhemajl Fetahaj

Në 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit, Xhemajl Fetahaj mbahet Akademi përkujtimore në Prishtinë

Në 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit, Xhemajl Fetahaj, sot në, orën 12:00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, mbahet Akademi përkujtimore nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më 31 maj të viti 1999 në luftimet e zhvilluara në Frontin e në Koshares ka rënë dëshmor, Xhemajl Fetahaj, atdhetar, veprimtar e revolucionar  i njohur. Fetahaj ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe luftëtar i radhëve të para të UÇK-së. U lind më 27 maj të vitit 1964, në fshatin Raushiq të Pejës, në një familje bujare e njohur për tradita të larta atdhetare. Më 27 janar të vitit 1984, milicia jugosllave e arreston së bashkë me  vëllanë Demën dhe bashkëveprimtarë të tjerë. E kishin dënuar 6 vjet burg. Në sallën e gjyqit, Xhemajli iu kishte drejtuar gjykatësve me fjalët: “Ju mund të më dënoni sa të dëshironi, por në veprimtarinë time patriotike nuk mund të më ndalni kurrë. Nëse kam fat të dal nga burgu veprimtarinë time për pavarësimin e Kosovës s’do ta ndali për asnjë çast!”. Këtij betimi të bërë në gjyq iu përmbajt besnikërisht deri në rënien e lavdishme me 31 maj të vitit 1999, në frontin e Kosharës. Po atë ditë ka rënë dëshmor edhe Milazim Shala. Këta janë  dëshmorët e parë, që u varrosën dy javë pas rënies në Kompleksin e Varrezave të  Dëshmorëve në Koshare. Xhemajl Fetahaj është shpallur hero i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …