Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Adrian Krasniqi, në nderim dhe përkujtim të veprës së tij heroike, sot në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj u mbajt akademi përkujtimore. Për trimin e radhëve të para të UÇK-së, foli ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili vuri në pah angazhimin dhe përkushtimin e heroit, Adrian Kransniqi në luftë pët çlirimin e Kosovës. Një fjalë rasti për dëshmorin e paraqiti para të pranishmëve, bashkëluftëtari i tij, ish eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cila ka marrë pjesë në aktivitete luftarake së bashku me Adrian Kransiqin. Para të pranishmëve ka folur edhe Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, pastaj historiani nga Shqipëria, Paskal Milo dhe Nusret Pllana. Në emër të bashkëluftëtarëve dhe familjes një fjalë në përfundim të Akademisë e paraqiti Gëzim Sejdiaj, bashkëluftëtar i Heroit të Kombit, Adrian Krasniqi.
