Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të shqiptares, Gonxhe Bojaxhiu tani e njohur si Shën Nëna Terezë, është bërë shugurimi i Katedrales me emrin e saj, në Prishtinë. Shugurimi është bërë në prani të Kardinalit, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut. Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, e njohur edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga Papa i Vatikanit. Në ceremoninë e mbajtur sot kanë marrë pjesë personalitete udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike dhe ato të jetës publike. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar veprën e Nënë Terezës dhe shenjtërimin e saj nga Papa Françesku. Nëna Terezë është shqiptarja e vetme që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …