Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me bashkëpunëtor në 21 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kanë kujtuar dhe nderuar dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behxhet Shabani nga Baksi i komunës së Skenderajt, i cili bashkë me trimat tjerë të UÇK-së i sollën Kosovës Lirinë e Pavarësinë.