Në 21-vjetorin e rënies heroike sot në Ferizaj është kujtuar dëshmori i parë i Zonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajli, me këtë rast edhe është zbuluar shtatorja e tij. Në këtë ngjarje i paranishëm pos familjarëve, bashkëluftëtarëve ka qenë edhe kryeministri Haradinaj. “Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit. Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit.Lavdi e përjetshme Dëshmorëve”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …