Në 21 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari, Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, liderin e PDK-së, Kadri Veseli, nënkryetarin e Komunës, Nuredin Lushtaku si dhe deputet të Kuvendit të Kosovës e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek Kompleksi i dëshmorëve në Marinë, tek varri i komandantit, i cili ra heroikisht në mbrojtje të popullatës civile.
Në këtë datë janë kujtuar dhe nderuar edhe 40 dëshmorët tjerë dhe 278 martirë të rënë në Shtuticë, Verbofc dhe fshatra tjera